Ashtu siç është traditë në të gjitha samitet, Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, si edhe përfaqësuesit e Bashkimit Europian janë mbledhur për një foto familjare. Ajo që mori vëmendje është fakti se ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç ka zgjedhur që të bojkotojë foton familjare, edhe pse aty ishin edhe përfaqësuesit e BE-së, Oliver Varhelyi dhe ministrja gjermane.