Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Merdares, në përpjekje për të hyrë nga Kosova për në Serbi. Shqiptari i arrestuar, sipas Daçiç, është mnjë 53 vjeçar me inicialet D.P. Ai, siç thonë mediat serbe, duke iu referuar deklaratës së Daçiç është ndaluar në një furgon të tipit Mercedes.