Pavarësisht punës së pandërprerë të forcave opreaionale në terren, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile, situata në vatrën e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin mbetet problematike. Ndërhyrja nga ajri normalizoi disi situatën por vatra e zjarrit vijon të jetë aktive. Situate më problematike ishte gjatë orëve të vona të pasdites të së martës, ku flakët të ndihmuara dhe nga era e fortë iu afruan zonave të banuara.