Pas një pune të pandërprerë të forcave, është arritur të vihet nën kontroll zjarri në malin e Krastës në Elbasan. Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe strukturat e përfshira në operacion vazhdojnë punën intensive për izolimin e plotë dhe shuarjen përfundimtare të vatrave të mbetura. Po ashtu, vijon monitorimi i terrenit për të parandaluar çdo riaktivizim të mundshëm për shkak të erës.