Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar gjithsej 16 vatra zjarri, nga të cilat 4 vijojnë të jenë aktive. Zjarret janë evidentuar në territorin e 15 bashkive. Një nga vatrat më problematike mbetet ajo në zonën e “Sotiranit”, mes fshatrave Tragjas dhe Dukat, në bashkinë Vlorë. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në terren malor.