Bardhosh Haxhiraj ka rrëfyer momentet dramatike kur zjarri përfshiu stallën e tij në fshatin Armen të bashkisë së Selenicës, ku ndodheshin 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele. Me lot në sy, 65-vjeçari ka treguar se gjithçka nisi nga një shkëndijë elektrike që më pas shpërtheu në flakë, duke djegur me shpejtësi të gjithë objektin. Zjarri fillimisht ka përfshirë tavanin dhe më pas është përhapur në pjesën e poshtme ku ndodheshin bagëtitë.