Një 80 vjeçar ka humbur jetën dhe katër fshatra janë nën kërcënimin e flakëve në Bashkinë e Gramshit. Situata e rënduar paraqitet në fshatrat Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, të njësisë administrative Skënderbegas. Vatra e zjarrit dyshohet se ka shpërthyer në fshatin Kullollas, ku një 80 vjeçar ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij. Flakët i kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë përhapur masivisht në këtë fshat dhe më pas edhe në fshatrat e tjerë të Gramshit.