Rreth orës 13.00 banorë të disa shtëpive private në lagjen Granicë të Gjirokastrës njoftuan për një zjarr që kishte rënë pranë shtëpive e që nuk po e izolonin dot. Ekipi i zjarrfikësve konstatoi se zjarri ishte vendosur qëllimisht pranë depos së vjetër të ujit për të djegur një sipërfaqe me shkurre.