Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka shënjestruar një anije në Ngushticën e Hormuzit, të cilën e lidh me Izraelin. Sipas deklaratës zyrtare, anija është goditur me dron dhe është përfshirë nga flakët. Komanda e Marinës së Gardës Revolucionare bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se objektivi ishte anija “MSC Ishyka”, duke e cilësuar atë si të lidhur me regjimin izraelit. Ndërkohë, raportohet se anija ishte me flamur liberian. Deri më tani nuk ka informacione të detajuara mbi dëmet materiale apo nëse ka të lënduar në ekuipazh. Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe shpesh është kthyer në vatër tensionesh mes Iranit dhe vendeve perëndimore.