Këtë të shtunë në orën 11.00 është zhvilluar séance gjyqësore për Aleksandër Krrashin, shoferi i betonieres në të cilën u përplas tragjikisht mjeti ku udhëtonin katër të rinj dhe ku në mënyrë tragjike humbën edhe jetën. Në përfundim gjykata ka vendosur arrest me burg për shoferin e betonieres Aleksandër Krrashi, Ndaj 24-vjeçarit, prokuroria ka ngritur veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.