Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila u shkarkua nga detyra në 17 mars, për shpërdorim detyre, pas lirimit të disa të dënuarve me burgim të përjetshëm e ka konsideruar vendimin për shkarkim nga detyra të papajtueshëm me Kushtetutën. Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Ankimit. Do të jetë pikërisht ky organ, i cili do japë verdiktin përfundimtar, lidhur me pretendimet e ish gjyqtares.