Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar garën më të madhe në Kosovë në zgjedhjet lokale – atë për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Këtë komunë, për dy mandate radhazi e udhëhoqi Shpend Ahmeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti nga e cila u largua më 2018.