Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Double click”, dhe ka vënë në pranga me qëllim ekstradimi në Itali dy vëllezërit, Alban Sinanaj dhe Shkëlzen Sinanaj. Operacioni është drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kompjuterike dhe nga Drejtoria e Forcës së Pocaçme Operacionale, në kuadër të një procedimi penal të SPAK-ut. Dy vëllezërit Sinanaj akuzohen, se kanë kryer mashtrim kompjuterik ndaj shtetasve italianë, prej të cilit kanë realizuar fitime rreth 4 000 000 euro.