Pas fitores së zgjedhjeve paralamentare të parakohshme të së dielës nga Vetëvendosje, kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, paralajmëroi reformë të brendshme. Në një konferencë për media, Hamza tha se nuk është person që i shmanget përgjegjësisë, ndërsa tha se së shpejti do të nisë takime me strukturat e partisë. Sipas HAmzasë, situata në vend në të cilën u gjend PDK-ja ishte komplekse dhe se kjo parti në të ardhmen do të bëhet parti fituese.