Një emigrant algjerian ka fituar 250 mijë euro me një biletë lotarie gërvisht e fito të cilën e kishte blerë për 5 euro në Zeebrugge, të Belgjikës. Por, kur i ka kërkuar pronarit të dyqanit ku kishte blerë biletën, të merrte shumën e fituar, kishte zbuluar që për shuma kaq të mëdha duhej ti drejtohej selisë qendrore të lotarisë kombëtare, e cila ka dhënë një përgjigje të hidhur: 28 vjecari është emigrant i paligjshëm në Belgjikë, nuk ka dokumente identifikimi dhe nuk ka as rezidencë në vend. Të gjitha këto e pengojnë algjerianin të hapë një logari bankare belge, pa të cilën nuk mund të marrë shumën e fituar.