Me dhjetëra besimtarë myslimanë janë mbledhur mëngjesin e kësaj të diele në xhaminë e qytetit të Lezhës për të kryer faljen e Namazit, duke shënuar kështu fillimin e festës së Fiter Bajramit. Pas një muaji agjërimi, kjo ditë simbolizon falënderimin, solidaritetin dhe gëzimin mes besimtarëve.