Pas një muaji agjerim, lutje dhe sakrificë, besimtarët muslimanë të dielën do të festojnë Fiter Bajramin, teksa kjo e shtunë shënon ditën e fundit të agjerimit. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi të gjithë besimtarët se falja e namazit do të bëhet të dielën në sheshin skënderbej në kryeqytet. Falja nis në orën 06.45 minuta me leximin e Kuranit, ndërsa në 07.30 nis namazi.