Fishekzjarre, molotovë e ujë me piper, ishte kjo panorama në fund të protestës kombëtare së thirrur nga Partia Demokratike. Ashtu si në protestën e kaluar edhe kësaj here, skenari i tubimit ishte i njëjtë. Në fund të fjalës së Sali Berishës, protestuesit, hodhën fishekzjarrë e molotovë drejt Kryeministrisë për disa miniuta. Ndërkohë efektivët që ndodheshin rreth gardhit metalik u tërhoqën ndërsa një autobot hodhi ujë me piper drejt Kryeministrisë. Një grup protestuesish sfiduan uniformat blu dhe vijuan revoltën e tyre duke prishur dhe gardhin metalik.