Policia e Vlorës ka arrestuar një 35 vjeçar si dhe ka sekuestruar dhjetëra fishekë dhe një kallëp tritoli. Në pranga përfundoi shtetasi Aldo Collari, banues në qytetin e Vlorës. Ai u arrestua me akuzën e mbajtjes pa leje të municionit luftarak dhe lëndëve plasëse, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti 158 fishekë luftarakë dhe një kallëp lënde plasëse e dyshuar tritol. 35 vjeçari është arrestuar me akuzën e mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve dhe armëve shpërthyese dhe municionit. Materialet në ngarkim të tij iu përcollën prokurorisë së Vlorës.