Emri që do të ulet në karrigen e presidentit, shënon një pikë të nxehtë në axhendën e kuvendit përgjatë muajit maj. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla firmosi urdhrin, të cilin jeni duke parë në ekran, për mbledhjen e konferencës së kryetarëve në datën 4 maj. Në rendin e ditës së 16 anëtarëve, që do të marrin pjesë në konferencë, qëndon përcaktimi i datës së raundit të parë të votimeve për emrat e propozuar për të veshur kostumin e kreut të ri të shtetit.