Një shtetas finlandez i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Laprakë, në kuadër të operacionit policor “The Ëanted”, me qëllim ekstradimin e tij në Finlandë. I arrestuari me iniciale L. E., për të cilin autoritetet finlandeze kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, i akuzuar për veprat penale “Hyrje në banesë private”, “Vjedhje me dhunë”, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie” mbetur në tentativë dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”, të parashikuara nga legjislacioni penal finlandez.