Presidenti finlandez Alexander Stubb ka sugjeruar datën 20 prill, si një ditë të përshtatshme “për një armëpushim të plotë pa asnjë kusht" në Ukrainë. Sipas mediave të huaja, presidenti finlandez Stubb, do të takohet me kryeministrit britanik Keir Starmer, fill pasi ai komunikoi me presidentin e SHBA, Donald Trump dhe diskutuan një sërë temash, nga anëtarësimi në NATO deri tek Evropa duke marrë përgjegjësinë për sigurinë e saj.