Finlanda dhe Suedia, të shtyra nga ndryshimi dramatik në qëndrimet e opinionit publik si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, kanë dorëzuar edhe formalisht kërkesën për t’u bërë anëtare të NATO-s dhe aleanca planifikon që me procedurë të shpejtë këto shtete t’i bëjë anëtare të plotfuqishme. Pavarësisht kundërshtive të Turqisë, besohet se procesi do të finalizohet, e madje edhe shpejt