Partia Demokratike zyrtare i ka bërë thirrje SPAK që të nisë hetimet për mënyrën e financimit të kullës pas Teatrit të Operës dhe Baletit, si dhe të nxirret e vërteta mbi këtë investim strategjik. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina u ndal tek kërkesa që kanë dorëzuar lidhur me financimin e kullës në qendër të Tiranës. Ajo deklaroi se “Ndiq paranë” është skema më e mirë për të demontuar ato që Karabina i quan paratë e pista, me të cilat financohen ndërtimet.