Demokratët e drejtojnë gishtin e akuzës nga ish kryedemokrati, Lulzim Basha për lobimet ruse, nën argumentin se grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk ishte në dijeni për kontratat e lobimit dhe se përgjegjësia është individuale. Në fakt, qëndrimet e tyre bien në kundërshtim me deklaratat e dhëna gjatë kohës kur dosja ‘Muzini’ ishte nën hetim. Asokohe, vetë Berisha dilte në krah të Bashës, duke i konsideruar lobimet thjesht një tymnajë politike.