Bujqit shqiptarë po hasen me barriera dhe sfida të përditshme, të cilat vështirësojnë rritjen e prodhimit vendas në Shqipëri. Megjithëse aktualisht, bujqësia mbetet ndër motorët kryesorë të ekonomisë, duke zënë rreth 20 përqind të ekonomisë së vendit, kreditimi për këtë sektor mbetet në nivele minimale.