Shqipëria nuk ka arritur ende nivelin e Bashkimit Europian sa i takon luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social. Ky është një prej objektivave që ka vendosur ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato për vitin 2030. Ambasadori foli në konferenca rajonale të “Përshpejtimit të Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Europian”. Në këtë konferencë mbajti fjalën e tij edhe Kryeministri, Edi Rama. Kryeministri theksoi rëndësinë e anëtarësimit në BE në këtë drejtim dhe renditi përpjekjet e qeverisë shqiptare në drejtim të politikave sociale.