Ekonomia e gjelbër, pra investimet që shmangin rreziqet në mjedis dhe forcojnë mburojën ekologjike, ishin kryefjala e konferencës së thirrur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Kreu i AMF-së, Ervin Mete shpalosi mundësinë e investimit në obligacionet e gjelbra, duke shtuar se këto letra me vlerë janë një risi për tregun shqiptar, ndaj përqafimi i kësaj politike nga investitorët shqiptarë shihet me optimizëm.