Pak orë nga finalja e madhe, e para në historinë e eventit më të ri europian Conference League, midis Romës e Feyenoord, kryeqyteti është populluar nga mijëra tifozë. Kjo finale që do të luhet në ‘Air Albania’ fut Tiranën e Shqipërinë në historinë e këtij kompeticioni. Mësohet se gjatë kësaj të mërkure, para se të nisë finalja, pritet që në Shqipëri të zbarkojnë më shuumë se 70 mijë tifozë, teksa mbrëmja e kaluar ishte e vështirë për policinë, si ppasojë e incidenteve nga huliganët holandezë e e remake.