Kompania Aylo, gjiganti online i filmave me pullë të kuqe që zotëron dhe menaxhon tre platformat më të mëdha të kësaj industrie njoftoi se do të bllokojë aksesin në faqet e saj në Francë duke nisur nga pasditja e 4 qershorit. Vendimi u njoftua në një konferencë për shtyp që mbajtën përfaqësuesit e kompanisë pas dështimit të përpjekjes së tyre për të zbutur një rregullore të re të autoriteteve franceze, që shtrëngon kriteret për të vizituar faqet pornografike.