Algjeria e ka bllokuar shfaqjen filmit popullor Barbie. Ministria e Kulturës u ka kërkuar kinemave që të tërheqin menjëherë nga transmetimet dhe kalendari i tyre filmin e famshëm të Hollivudit. Filmi promovon homoseksualitetin dhe nuk përputhej me besimet fetare dhe kulturore të Algjerisë, tha një burim zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.