Vaksinimi masiv po vijon me ritme të shpejta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se duke filluar nga sot, do të ulet fasha e vaksinimit në + 60 vjeç dhe do të vaksinohen edhe personat me sëmundje kronike. Ministrja bën me dije se pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza vaksinash nga kompania amerikane Pfizer.