Forcat ruse janë përpjekur të cajnë mbrojtjen ukrainase përgjatë gjithë vijës së frontit në Ukrainën lindore të martën, duke nisur atë që presidenti Volodimir Zelenski e quajtu Beteja për Donbashin, ose faza e dytë e luftës e paralajmëruar prej ditësh. Një pjesë shumë e madhe e gjithë ushtrisë ruse është fokusuar tani në këtë ofensivë – tha Zelenski në një fjalim gjatë natës.