Në 11 tetor do të zhvillohet sfida shumë e rëndësishme mes Serbisë dhe Kombëtares shqiptare. Është kjo një ndeshje që do të luhet në stadiumin Dubocica të Leskovcis dhe me praninë e vetëm 6500 tifozëve. Komisioni i Disiplinës në Federatën ndërkombëtare ka marrë vendimin e saj në lidhje me këtë ndeshje pas ngjarjeve të turpshme të ndodhura në sfidën mes Serbisë dhe Anglisë. Qeveria e futbollit botëror, vendosi të mbyllë 20% të stadiumit për këto shkelje: pamundësia për të siguruar rendin dhe disiplinën brenda dhe përreth stadiumit, përdorimi i lazerëve dhe gjesteve, fjalëve dhe objekteve të papërshtatshme, ndërprerja gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare, sjellja diskriminuese e tifozëve individualë.