Hapja e kutive të Fierit solli surpriza të njëpasnjëshme në ndarjen e mandateve të Partisë Socialiste. Pas rinumërimit të votave, Zegjine Çaushi e humbi mandatin e deputetes, me një diferencë prej dhjetë votash me kandidaten tjetër të majtë Maldrita Bardho. U konstatua se 48 vota kishin shkuar padrejtësisht në favor të Zegjine Çaushin, ndaj ju hoqën; ndërkohë Bardhos ju shtuan edhe 26 vota pas rinumërimit.