Qindra qytetarë u mblodhën në sheshin kryesor të Fierit për të ndjekur nga afër koncertin e përgatitur nga fëmijët e Qendrës Kulturore. Në një atmosferë të ngrohtë festive, kryetari i bashkisë, Armando Subashi, ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve, me urimin për një vit sa më të mbarë.