Pak minuta më parë, në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës në Fier, një automjet tip Land Rover, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.