Dy shtetas ranë në prangat e Policisë, pasi qarkullonin të armatosur me një automjet tip “Audi” në Fier. Gentjan Ndreko alias Gentian Selaci 40 vjeç dhe Ana Pelanaj 31 vjeçe u arrestuan nga policia e Fierit me mbështetjen e forcave ‘Shqiponja, pas informacioneve të marra se dy persona lëviznin të armatosur në qytet.