Policia e Shkodrës ka shkatërruar një plantacion me mbi 37 mijë bimë kanabis, të mbjella nëpër kubikë. Në operacion e koduar ‘Luarza 1’, një person është arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Dy personat akuzohen si sipërmarrësit e biznesit, që nëse do të rezultonte me sukses do t’u siguronte deri në 1 milionë euro të ardhura nga hashashi. Bimët ishin të mbjella nëpër kubikë, shumica prej tyre kishin mbirë, ndërsa një pjesë tjetër ishte ende në fara.