Eleminimi i investimeve të organizës FETO në Shqipëri në sektorët e arsimit e shëndetësisë është një parakusht i rëndësishëm për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe me Turqinë. Ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay në një deklaratë për mediat në qytetin e Korçës dha detaje nga telefonata mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk, Reyep Tayip Erdogan ku nënvizoi rëndësinë e pastrimit të Feto-s nga Shqipëria.