Besimtarët myslimanë në Kosovë kanë kremtuar festën e Fitër Bajramit, e cila shënon përfundimin e muajit të Ramazanit. Myftiu Naim Tërnava përmes një ligjërate për qytetarët i është drejtuar me thirrje politikanëve që të gjejnë zgjidhje përmes dialogut, duke nënvizuar se interesat e shtetit dhe të shoqërisë duhet të vihen gjithmonë në radhë të parë. Urime pati edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës për unitet dhe tolerancë ndërfetare dhe nga politika.