Pranvera trokiti në derën e çdo shqiptari mes tingujve të muzikës, ngjyrave dhe luleve. Si çdo 14 mars, në të gjitha qytet e vendit u festua dita e verës. Shkrimi i parë për këtë festë gjendet në veprat e Faik Konicës, që e përshkruan ditën e verës si një ditë ku stërgjyshërit tanë kremtonin perënditë e luleve, të shegëve dhe të krojeve.