Partia Socialiste ka fituar tri bashkitë e para, përkatësisht Elbasanin, Kamzën dhe Vorën, në të cilat u zhvillua votim dhe numërim elektronik. Pas festës në Kamëz, Vorë e Elbasan, atmosfera është ndezur edhe në ambientet e selisë rozë në kryeqytet, ku janë grumbulluar një numër i konsiderueshëm militantësh.