Vizita historike e Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në një kohë kur tensionet në veriun e Kosovës vijojnë të jenë të tendosura, është komentuar në mënyra të ndryshme. Teksa dikush e lexon si një mesazh për Kosovën dhe Albin Kurtin, të tjerë e lexojnë si një të ftuar special të kryeministrit Edi Rama, për datëlindjen e tij të 59-të. Ka qenë kjo arsyeja se përse deputetët demokratë mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha, por edhe grupi I mbështetësve të Gazment Bardhit, të cilët janë shprehur kundër rikthimit të Lulzim Bashës, që nuk morën pjesë në këtë pritje zyrtare. Grupi i Bardhit e ka konsideruar një festë personale të Edi Ramës, duke zgjedhur kështu që të mos I bashkohet.