Shqipeëria hapi këtë të hënë negociatat me Bashkimin Europian dhe për grupkapitullin e fundit “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Kryeministri Edi Rama ishte në Bruksel ku mori pjesë në konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE që shënoi dhe hapjen e të gjithë kapitujve të negociatave në një kohë rekord prej 12 muajsh. Për komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, Shqipëria mbetet një partner ku BE mund të mbështetet. Ndërkohë kreu i qeverisë tha se po përfaqësohet kombi dhe jo një pikpamje politike apo parti.