Top News – Festat nuk sollën optimizëm. Besimi i bizneseve dhe konsumatorëve ra në dhjetor
05/01/2026 14:30

Anketa mujore e Bankës së Shqipërisë tregoi rënie të besimit në ekonomi, si te bizneset, ashtu edhe te konsumatorët. Sipas Bankës së Shqipërisë, në muajin dhjetor treguesi i ndjesisë ekonomike shënoi në total një rënie prej 0.4 pikësh, duke reflektuar përkeqësimin e pritjeve në disa sektorë kryesorë të ekonomisë. Në sektorin e shërbimeve, treguesi i besimit ra me 2.8 pikë përqindje në dhjetor, ndikuar nga vlerësime më pak optimiste për ecurinë aktuale të aktivitetit dhe për nivelin e kërkesës në të ardhmen. Pritjet për punësimin u ulën, ndërsa pritjet për çmimet në të ardhmen u rritën. Tek bizneset e industrisë, besimi ra lehtë me 0.2 pikë përqindjeje, i ndikuar nga pritjet më të ulëta për porositë nga eksportet. Për tregtarët nuk kishte ndryshim, ndonëse presin kërkesë më të ulët. As treguesi i besimit konsumator nuk ndryshoi por ata shfaqen më pak optimistë për situatën financiare dhe për blerje të mëdha. Sektori më optimist mbeti ndërtimi, me një rritje prej 4.5 pikë për qindjeje. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritje u mbështet falë përmirësimit të vlerësimeve, rritjes së porosive dhe pritshmërisë për rritje të çmimeve.

Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
Top News – Lufta në Iran, kosto në Myzeqe. Nafta dhe plehërat kimike, dy goditjet e fermerëve
23/03 13:26
Top Channel/ “Historia e Apolonisë ilire”, zbulime arkeologjike në librin e Bashkim Vrekajt
23/03 12:30
Top Channel/ Qyteti i gurtë po gjallërohet nga lëvizjet, Kalaja e Gjirokastrës më e vizituara
23/03 12:28
Top Channel/ “Më ngacmoi të dashurën”, 39-vjeçari plagoset në Kavajë, arrestohet autori 42 vjeç
23/03 12:22
Top Channel/ Rritet bilanci tragjik në Drashovicë-Kotë, humb jetën edhe i plagosuri
23/03 12:19
Top News – Tatimet thirrje bizneseve. ‘Kemi të ardhurat nga Booking, paguani detyrimet’
23/03 11:47
Top News – Molotovë me flamurin gjerman. Ambasada e Berlinit në Tiranë: PD të distancohet nga dhuna
23/03 10:53
Top News – Pensioni nuk mjafton. Të rinjtë emigrojnë, të moshuarit punojnë
23/03 10:28
Top News – Raporti i Avokatit të Popullit. ‘PD të protestojë paqësisht, policia të vetëpërmbahet’
23/03 10:06
Top News – Bilanci i protestës. 14 protestues të arrestuar, 6 policë të lënduar
23/03 09:51
DIGITALB DIGITALB