Me masat e sigurisë për covid 19 që kanë çuar në mbylljen e klubeve nëPparis, adhurues gjithnjë e më të shumtë të muzikës dhe DJ në të gjithë kryeqytetin francez, po mblidhen së bashku në festa të pa autorizuara. Festat mbahen në vende të paligjshme, dhe njoftohen në minutat e fundit. Ato në fakt janë zhvilluar prej kohësh dhe tani po shihet një interes i shtuar nga adhuruesit e muzikës të lodhur nga izolimi. Ne po përpiqemi t’i japim njerëzve një mënyrë për tu çliruar – thotë shai Hamed, një pjesëtar i Trance ta Race, një prej organizatorëve të festave.