Besimtarët bektashianë festuan Sulltan Novruzin, lindjen e Imam Aliut, që në kalendarin bektashi simbolizon lindjen e pranverës, lindjen e shpresës dhe të dreitës mbi errësirën. Presidenti i Republikës zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit i përcolli urime të përzemërta. Kreu i Shtetit uroi që kjo ditë të shërbejë si thirrje për më shumë shpresë, harmoni e mirëkuptim në të gjithë shoqërinë shqiptare.