Besimtarët bektashinj festojnë "Sulltan Novruzin", një nga festat më të rëndësishme që shënon ditëlindjen e Imam Aliut, një prej shenjtorëve më të mëdhenj të këtij besimi. Fëmijë, gra dhe burra, të gjitha moshat, mblidhen bashkë në kryegjyshatën botërore në Tiranë për të kremtuar këtë ditë të shënuar.