Politika ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte I pari që përcolli një urim me rastin e Pashkës Ortodokse për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë duke e shoqëruar mesazhin e tij me pamje nga ceremonia e zhvilluar në Kishën e Shën Kollit në Voskopojë. “Me këtë pamje nga mrekullia e dritës që ndezi mbrëmë zemrat e besimtarëve ju uroj: Gëzuar Pashkën të dashur besimtarë ortodoksë shqiptarë!